Nga jeta personale te paratë, si do të ndikojë Hëna e re këtë javë në shenjat e horoskopit

Dashi – Lidhja Afërditë-Saturn ju ndihmon të shihni se kush janë miqtë e vërtetë këtë javë. Hëna e re e së premtes në shenjën tuaj ju bën të jeni më specifik dhe guximtarë. Është koha të realizohen të gjitha ëndrrat tuaja. Të dielën shprehuni drejtpërdrejt në ato që doni të thoni dhe të tjerët do t’ju kuptojnë më mirë.

Demi – Lidhja Afërditë-Saturn në sektorin tuaj të karrierës do bëjë që ju të shihni se si marrëdhëniet tuaja profesionale ju japin rezultate pozitive. Hëna e Re e së Premtes dëshiron që synimet tuaja të mbyllen dhe të shërohen para sezonit të ditëlindjes suaj. Hiqni një zakon dhe mos jini skeptik ndaj mendimeve që ju japin stres.

Binjakët – Lidhja Afërditë-Saturn në zonën tuaj të të mësuarit dëshiron që ju të zbatoni një mësim të ri për rezultate të mahnitshme. Hëna e re e së premtes do ju përqëndrojë në qëllimet tuaja për bashkëpunim dhe miqësi. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës dëshiron që ju të bëni biseda më të thella me miqtë.

Gaforrja – Lidhja Afërditë-Saturn në zonën tuaj të intimitetit dhe transformimit dëshiron që ju të kaloni në elasticitet, të ruani kufijtë dhe të shprehni nevojat tuaja emocionale. Hëna e re e së premtes ju fokuson në synimet tuaja për ëndrrat profesionale. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës ju jep njohuri çfarë duhet të zbatoni në karrierë.

Luani – Lidhja Afërditë-Saturn në zonën tuaj të negociatave dëshiron që t’i shprehni pritshmëritë tuaja në marrëveshje për një kuptim të qartë. Hëna e re e së premtes ju fokuson në qëllimet tuaja për udhëtimin, edukimin dhe mënyrën se si dëshironi të rriteni. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës do t’ju shtyjë të vizitoni vende që ju ngjallin emocion.

Virgjëresha – Lidhja Afërditë-Saturn në zonën tuaj të mirëqenies dëshiron që ju të qëndroni të përkushtuar ndaj një praktike që ju ndihmon të bëheni personi që dëshironi të jeni. Hëna e re e së premtes vë fokusin në qëllimet tuaja për kënaqësinë, intimitetin dhe seksualitetin. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës inkurajon vëmendjen për sukses.

Peshorja – Lidhja Afërditë-Saturn në sektorin tuaj të ekspozimit emocional dëshiron që ju të merrni frymë dhe të jeni gati për sukses. Hëna e re e së premtes ju fokuson në qëllimet tuaja për të thelluar ose ndryshuar marrëdhëniet. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës dëshiron që ju të shihni anën tjetër të gjërave për perspektiva të reja.

Akrepi – Lidhja fërditë-Saturn në zonën tuaj të shtëpisë/familjes dëshiron që ju të vendosni kufij për të ruajtur marrëdhëniet. Hëna e re e së premtes ju fokuson në synimet tuaja për rritjen dhe mirëqenien personale. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës dëshiron që ju të jeni proaktiv për të ruajtur paqen.

Shigjetari – Lidhja Afërditë-Saturn e së hënës në zonën tuaj të komunikimit dëshiron që ju të vendosni më shumë ekuilibër midis të folurit dhe të dëgjuarit. Hëna e re e së premtes ju fokuson në qëllimet tuaja dhe se si mund të qëndroni me vetëbesim. Shmangni mendimet vetëshkatërruese nën lidhjen Diell-Mërkur të së dielës.

Bricjapi – Lidhja Afërditë-Saturn në zonën tuaj të sigurisë mund t’ju ndihmojë të gjeni siguri nëse jetoni me vlerat tuaja. Hëna e re e së premtes ju fokuson tek qëllimet tuaja për shtëpinë, familjen dhe sigurinë emocionale. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës dëshiron që ju të shprehni emocionet tuaja në mënyrë që njerëzit t’ju kuptojnë.

Ujori – Lidhja Afërditë-Saturn në shenjën tuaj dëshiron që ju të zhvilloni njohuri personale, reciproke dhe rregullimin e emocioneve për marrëdhënie më të lumtura. Hëna e re e së premtes ju ndihmon që qëllimet tuaja për komunikim dhe dëgjim të jenë të suksesshme. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës ju nxit që ju të shprehni atë që dëshironi.

Peshqit – Lidhja Afërditë-Saturn dëshiron që ju të mbyllni dinamikat që janë të pashëndetshme. Jini të guximshëm dhe veproni. Hëna e re e premtes ju fokuson në synimet tuaja për sigurinë financiare, kështu që bëni llogaritë. Lidhja Diell-Mërkur e së dielës ju bën të vini në pah vlerat tuaja.