Nga jastëku që e mbyti tek krevati i vajzës, dalin pamjet tronditëse të pilotit grek që vrau gruan e tij (FOTO & VIDEO)

Televizioni grek “MEGA” ka publikuar foto ekskluzive brenda shtëpisë së pilotit, Babi Anagnostopoulos, menjëherë pasi mbyti bashkëshorten e tij 20 vjeçare, Caroline.

Fotografitë janë të marra nga policia menjëherë pas krimit dhe shihet jastëku me të cilin piloti torturoi për 6 minuta të shoqen deri sa i mori jetën.

Gjithashtu shihet krevati i vogëlushes së tyre 11 muajshe dhe shkalla në të cilën ai kishte varur qenin.

Në këto pamje shihen shenjat e gishtave që ekspertiza ka marrë për të gjetur autorët, që sipas Babis kishin hyrë në shtëpi për të grabitur dhe i kishin vrarë bashkëshorten.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Glyka Nera dhe dyshohet se piloti e vrau të shoqen pas një konflikti verbal që kishin pasur më parë./albeu.com/