Nga Genci Tafili te Endrit Dokle! Liroi nga burgu të fortët, Enkelejda Hoxha kërkon gjykim të shkurtuar

Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 8 të pandehur të tjerë, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në senacën paraprake.

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK para disa muajsh, për lirimin e emrave të botës së krimit nga qelia.

Në seancën paraprake gjykim të shkurtuar kanë kërkuar Aldo Tabakun, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj.

Rikujtojmë se Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.

Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë./albeu.com