Newcastle në kërkim të një mesfushori, “bardhezinjtë” kthehen nga Manchester United

Epokës së mesfushorit Scott McTominay te Manchester United, duket se i ka ardhur fundi.

Sipas mediave angleze, klubi i Neëcastle është i interesuar për lojtarin, i cili është i shqetësuar për mungesën e kohës së lojës këtë sezon dhe vetë lojtari mund të pranojë një lëvizje te Newcastle.

Klubi është gjithashtu i interesuar për mesfushorin Ruben Neves, por Wolverhampton nuk ka në plan të ndahet me të në janar dhe Newcastle nuk do të jetë në gjendje të përballojë blerjen e portugezit në dimër. /albeu.com