Nëna çan gardhin dhe shkon me vrap në vendin ku iu vra djali (VIDEO)

Ditën e djeshme një ngjarje makabre ka ndodhur në Fier. 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau një djalë 8-vjeç dhe e groposi atë në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas policisë, i mituri Mateo Vasili është qëlluar me kazmë në kokë duke i marrë jetën.

Autori është arrestuar, ndërsa fëmija u përcoll sot në banesën e fundit.

Pas varrimit, nëna e vogëlushit ka shkuar në vendin e ngjarjes. Me lot në sy ajo ka çarë gardhin dhe ka shkuar fiks në vendin ku 38-vjeçari pa ndjenja i mori jetën të miturit.

Ngjarja ka pllakosur në dhimbje gjithë shqiptarët, ndërsa opinioni publik ka reaguar ashpër, duke kërkuar dënim kapital për Çalamanin./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 16:08