Gjatë qëndrimit të tij në Itali, kryeministri hungarez Peter Magyar është filmuar duke kërcyer në rrugët e Romës, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Sara perche ti amo”.
Të lidhura
None found
Videoja, e realizuar në zonën e Trasteveres, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Pamjet u publikuan edhe në llogarinë e Top Channel në Instagram.

Postimi mori reagimin e vetë kryeministrit të Hungarisë. Peter Magyar komentoi me tre ikona me syze, duke shprehur miratimin dhe kënaqësinë e tij për këtë moment.
