Negociatat, Rama: Pse mendoj kaq shpesh për kryeveprën “Duke pritur Godonë”

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter shkruan se ndërsa po ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me hapjen e negociatave, thotë se po mendon shumë shpesh për kryeveprën e Samuel Beckett “Duke pritur Godonë”.

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 11.05.2021 13:07