“Në vetëm pak sekonda!” Grabitje spektakolare në dyqanin Louis Vuitton, 14 persona të armatosur bëjnë “kërdinë” (VIDEO)

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Çikago të Shteteve të Bashkuara, ku 14 persona bastisën një filial të Louis Vuitton.

Në videon e siguruar nga mediat e huaja, shihen se si 14 persona të armatosur “rrëmbejnë” me shpejtësi rekord dyqanin.

Policia përcaktoi se 14 të dyshuar u futën me në dyqan, morën një sasi ende të papërcaktuar të mallit që ndodhej në dyqan dhe më pas u larguan me vrap.

Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me tre automjete. Policia vlerëson se janë vjedhur çantat me vlerë 100 mijë dollarë.

Kishte një moment kur roja i sigurisë u përlesh me disa të dyshuar, por edhe pse i armatosur ai nuk qëlloi me armë.

Shefi i policisë, James Kruger tha se po vijojnë hetimet  për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 10:15