Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e Andrey Yago, me klubin që e bëri publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi brazilian do të luajë me fanellën me numër 29 te kampionët e Shqipërisë, siç u pa edhe në videon e prezantimit, ndërsa pritet të jetë menjëherë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të rrogozhinasve.
Të lidhura
None found
Në këtë mënyrë, 28-vjeçari mbetet pjesë e Superiores pas aventurës së fundit me Vllazninë. Gjatë kohës te skuadra shkodrane, Yago regjistroi 45 paraqitje, duke realizuar 4 gola dhe 2 asist.
Në fund të sezonit, për anësorin e majtë u fol për një “fërkim” me trajnerin Edi Martini dhe, nisur nga kjo situatë, ndarja mes palëve nuk erdhi në mënyrën më të mirë, duke çuar më pas edhe te “divorci” përfundimtar.
