Në të njëjtin burg, Cllevio Serbiano flet nga qelia për Saimir Tahirin, postimi që fshiu menjëherë (FOTO &VIDEO)

Cllevio Serbianon, ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj këngëtarëve shqiptarë, para pak ditësh u përfshi në një sherr me Noizyn.

Kleviol Ahmeti i shkoi Rigels Rajkut në lokal ku ky i fundit e rrahu. Pas ngjarjes Klevioli u arrestua me bujë nga policia.

Ndërkohë që ndodhet në burg, pasi u arrestua për shkelje të masës së sigurisë ‘arresht shtëpie, Ahmeti ka thyer rregullat edhe brenda qelisë, pasi ka gjetur mundësinë për të hyrë live në rrjetet sociale dhe madje ka postuar edhe Story në Instagram.

Cllevio Serbiano dëgjohet të komunikojë me një vajzë në Tik-Tok, ndërkohë që po përgatit një këngë të re. Në një pjesë të tekstit, ai ka futur edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit për shpërdorim detyre.

“Te burgu i Fierit mbërriti gjahtari i Vlorës. Pyesni Arkimedin, kush është Lolonja e Vlorës, dhe Saimir Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës. U dëgjua mirë?”- thotë Cllevio.

Video kjo që është fshirë më pas nga profili i tij. Gjithashtu ai falenderon në Instagram shokët e godinës së burgut pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”, shprehet Cllevio.

Por mes emrave të shumtë që ka rreshtuar, është edhe ai i Saimir Tahirit.

Ky postim në Instagramin e tij ka qëndruar vetëm për pak orë dhe më pas është fshirë./alebu.com/