Janë ndërprerë prej kohësh, kur pritet të rifillojnë “bisedimet e paqes” mes Ukrainës dhe Rusisë

Bisedimet e paqes me Rusisë dhe Ukrainës mund të fillojnë në fund të gushtit.

Këtë e ka bërë me dije kryenegociatori i Ukrainësm David Arakhamia në një koment për Zërin e Amerikës.

“Në fund të gushtit, procesi i negociatave mund të rifillojë. Ne nuk duam t’i ndajmë planet tona me rusët, pasi ata mund t’i shohin ato në burime të hapura, por mendoj se ne do të kryejmë një kundërsulm në zona të caktuara”, tha Arakhamia.

Sipas tij, një marrëveshje minimale me Rusinë mund të konsiderohet nëse ushtria ukrainase i largon trupat ruse nga territori i Ukrainës ose trupat ruse tërhiqen vetë në pozicionet para 24 shkurtit.

“Ne mund të konsiderojmë një traktat politik si ai i propozuar në Stamboll. Për shembull, ne nuk do të preknim çështjen e Krimesë për disa vite. Ne do ta bëjmë atë jo ushtarakisht, por diplomatikisht”, vuri në dukje Arakhamia.

Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë janë ndërprerë që prej muajit mars.