“Ne kishim plane tjera”, VIP-at shqiptarë të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied (FOTO LAJM)

Lajmi i ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied në moshën 46-vjeçare ka pikëlluar publikun shqiptar, miqë e familjarë të artistetes të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe dhimbjen në rrjetet sociale.

Rudina Magjistari, prezantuesja e njohu shkruan se: “O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! 🙏😢 #hueydaelsaied #RIP”. ka shkruar Rudina Magjistari.

Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi bashkë me balerinën kur ishin të rinj. “Ishe e re dhe e doje jeten shume per te ikur kaq heret. U prehsh ne paqe Huejda…”, ka shkruar ai.

Irma Libohova ka publikuar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me balerinën. Uh cfare dite e trishte!Sapo e lexova lajmin😭😭😭Ky është chat-i fundit.U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s dua t’a besoj!”, shkruan ajo.

Arbana Osmani ka shkruar:
“Shumë e lumtur që ndava një copë rruge me një artiste shumë dimensionale dhe një njëri shumë frymëzues. u prefsh në paqe Hueyda.”

Ervin Kurti ka ndarë një foto me balerinën e ndjerë, shoqëruar me një zemër të thyer. Olti Curri ka reaguar gjithashtu i prekur nga ngjarja e rëndë. “Hueyda e mire 🥲 nuk e besoj dot qe po shkruaj fjale lamtumire per ty. Dhe radhet e fjaleve jane kaq te zbrazura per te treguar energjine, simpatine dhe dashamiresine tende.Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem te te mbaje prane vetes dhe te kete kujdes per ty.Te dua shume dhe ti e ke ditur gjithmone kete gje.”, shkruan ai.

Një tjetër mik i mirë i artistetes, Eraldo Rexho ka shkruar:
“Nuk dua ta besoj o shoqe. Ne kishim bërë plane të tjera. E kam të vështirë ta besoj që nuk do të jesh më, që s’do qeshim më me të madhe gjatë takimeve e telefonatave të gjata. Nuk ka fjalë për ty Hueyda, edhe ata që s’të njohën, të ndjenë afër, sepse ti i fale dashuri çdo njeriu ❤️ Kaq shumë kujtime dhe një plan që do përpiqemi ta çojmë përpara për ty 🤍. Të dua shoqe”.

Isli Islami shprehet: “Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.Na trishtove shumë…”


Shtuar 23.11.2021 10:51