Në këto data nuk do të paguhet 15 euro taksë për hyrje në Mal të Zi

Nga kjo datë kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro taksë për hyrje në Mal të Zi.

Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi, kështu tha drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku.

Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shtyer zbatimi i saj për një muaj, dhe marrëveshja do të nënshkruhet me 25 qershor në ora 14:00.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”, tha ai në një intervistë për EO.

Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik.

“Është një vendim që i parapri një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, deklaroi ai.

“Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.

 


Shtuar 23.06.2021 20:10