Në furgon me të fejuarin, 22 vjeçarja rezulton e zhdukur prej dy javësh (FOTO LAJM)

Një vajzë 22 vjeçare nga Florida, u zhduk pas një udhëtimi që ajo po bënte me të fejuarin e saj.

Autoritetet amerikane janë vënë në kërkim të saj dhe në ndjekje të rastit.

Sipas mediave të huaja, 22-vjeçarja Gabrielle “Gabby” Petito nuk ka folur me familjen e saj që nga fundi i gushtit, kur po udhëtonte me të dashurin e saj në Ëyoming.

Policia thotë se i dashuri i saj, Brian Laundrie, 23 vjeç, i cili është kthyer në shtëpi po hetohet për këtë cështje.

Çifti kishte dokumentuar udhëtimin e tyre në mediat sociale përmes fotove të postuara.

Laundrie u kthye në shtëpinë e tyre në Florida më 1 shtator, thotë policia. Prindërit e zonjës Petito raportuan se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

Por policia thotë se Laundrie po refuzon të flasë me ta për zhdukjen e saj.

Çifti u nis në një udhëtim nomad mbarëkombëtar me një furgon të bardhë Ford Transit në korrik.

Ata e filmuan veten duke buzëqeshur, puthur dhe vrapuar në plazhe në një video në YouTube, “Fillimi i Udhëtimit Tonë në Van” , i cili është parë mbi 600,000 herë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, cifti kishin pasur një incident të cilin e kishte mësuar policia./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 17:11