Tension e debate në Kuvend! PD nuk pranon nisjen e seancës: Po shkelni ligjin!

Ka rinisur me debate Kuvendi i Shqipërisë pas pushimit 15 minutash të dhëna nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Shkak për këtë u bë, nisja e seancës për 15 minuta, ku PD kërkoi 1 orë mbledhje me grupin parlametar, sipas të cilëve u takon sipas ligjit.

Ndërprerja fillestare e Kuvendit u bë për shkak se Kryeministri Rama ka munguar në pjesën e seancës ku duhej të fliste opozita.

DEBATI I PLOTË:

Boçi: Janë bërë shumë mbledhje dhe zhvilluam mbledhjen tonë. Ndërprisni seancën, dilni jashtë që të komunikojmë vendimin tonë.

Nikolla: Kërkuat pushim dhe vendosëm 15 minuta pushim dhe e morët. Nuk mund të merrni peng zhvillimin e seancës. Shumë e qartë u kërkua pushim dhe u dha 15 minuta për grupin…

Boçi: Po kërkojmë zbatimin e rregullores, grupi i PS le të vazhdojë punën jashtë. Pas minutave të caktuara le të fillojë punën brenda.
Nikolla: Edhe njëherë…

Boçi: Ta lexoj edhe njëherë? Nuk ramë dakord për kohën, jo, jo. Nuk ramë dakord fare.

Pampuri: Morëm leje për mbledhje një orëshe, hapët derën dhe u futet në sallë duke thyer rregulloren. Zhvillimi i mbledhjes është puna jonë. Dilni nga salla që të zhvillojmë mbledhjen. Ju lutem, dilni nga salla.

Ahmetaj: Nuk do të bëjmë debat për…Një sekondë! Zotit Basha nuk ia jap unë fjalën. Nuk do të dal aty. Po, po more po. Një sekondë more!

Salianji: E nderuar zonja kryetare. Ky Kuvend seanca shumë më të tensionuara. Nuk iu japim dot as taktikën parlamentare. Keni hyrë në mënyrë të turpshme, ose na jepni mundësinë që të zhvillojmë mbledhjen këtu. Ose ndërpriteni që të shkojmë në seli. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.09.2021 17:04