Në fokus “Territorialja” dhe “Zgjedhorja”, deputetët rikthehen nesër në Kuvend

Pas përfundimit të pushimeve, deputetët do të rikthehen nesër në Kuvend, ku do të çelet sesioni i ri parlamentar. Seanca e parë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 11-të është programuar të nisë në orën 17:00.

Para zhvillimit të seancës plenare, në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen dhe miratohen projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Seanca inauguruese pritet të ketë kryesisht karakter ceremonial, ndërsa angazhimi konkret parlamentar do të nisë pas përcaktimit të programit dhe kalendarit të punës.

Gjatë sesionit të ri, vëmendja politike pritet të përqendrohet te reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.

Për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore, Partia Socialiste ka paraqitur një propozim që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Ky propozim ka shkaktuar kundërshti, veçanërisht në bashkitë që mund të bashkohen me njësi të tjera vendore. Për këtë arsye, reforma territoriale pritet të jetë një nga temat kryesore të debatit politik gjatë sesionit.

Ndërkohë, në vëmendjen e Kuvendit pritet të rikthehet edhe reforma zgjedhore. Përpara godinës së Kuvendit është paralajmëruar një tubim protestues, ndërsa policia pritet të vendosë masa sigurie, përfshirë gardhet policore, si në protestat e mëparshme. Organizatorët u kanë bërë thirrje protestuesve që deputetët të goditen me vezë dhe domate.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet