Prokuroria Themelore në Mitrovicë organizoi një takim koordinues me institucionet që kanë rol në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
Të lidhura
None found
Mbledhjen e drejtoi prokurorja Fetije Bajrami, koordinatore për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Pjesë e takimit ishin përfaqësuesit e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Qendrës për Punë Sociale dhe Strehimores, si dhe hetues nga Stacionet Policore Jug dhe Veri.
Diskutimet u përqendruan te bashkërendimi më i mirë i punës mes institucioneve, trajtimi i rasteve konkrete, masat parandaluese kundër trafikimit dhe garantimi i mbrojtjes për viktimat.
Në përmbyllje, pjesëmarrësit ranë dakord që takime të tilla të zhvillohen në mënyrë të rregullt, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe reagimin më të shpejtë e efikas ndaj rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.
