Në arrati prej 14 vitesh, “koka” e Nragheta-s bie në dorën e policisë

Bosi i mafias kalabreze Francesco Pelle, 43-vjeç, u arrestua në Lisbonë pas një kërkimi prej 14 vitesh nga policia.

Bëhet me dije se Pelle është arrestuar në një klinikë private ku po kurohej ndaj Covid-19. Kreu i mafias kalabreze ‘Ndragheta’, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Europë ishte në arrati që prej vitit 2007.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.

Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2006.


Shtuar 30.03.2021 08:54