Reali po përgatit “çmendurinë”, shet 6 yje për Haaland e Mbappe

Reali gjithmon ka tentuar që lojtarët më të mirë të momentit të bëjë pjesë të skuadrës.

Ronaldo, Bale, apo Hazard janë shembujt që “Las Blancos” shpesh herë hapin “thesin” dukë bërë çmendurira në merkato.

Sipas Mundi Deportivo, Reali ka “shenjestrua” dyshn Mabppe – Haaland.

Dyshja shihen si favoritët që të dominojnë në dekadën e ardhshme, për të qenë pasuesit e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Gjashtë lojtarë ndoshta do largohen nga Real Madrid që të financohen këto transferime.

Dortmund kërkon plotë 154 milionë euro për Haaland, derisa PSG-ja nuk e lejon Mbappen të largohet nëse nuk paguhen 160 milionë euro.

Media spanjolle ka raportuar se top lojtarët, si Gareth Bale, Raphael Varane, Isco, Marcelo, Eden Hazard dhe Vinicius Junior priten të shiten në verë që të financohen këto dy transferime.

Në rast që të gjashtë yjet shiten, atëherë gjiganti spanjoll pritet të fitojë më shumë se 400 milionë euro dhe do ta kishin mjaftë të lehtë të sjellin dy yjet në “Santiago Bernabeu”. /albeu.com/

Shtuar 30.03.2021 08:03