Ndodh në Durrës! 52-vjeçar “trim” dhunon 64 vjeç dhe i përndjek haptas gruan

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 52-vjeçar për shkak se akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Mësohet se shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, më datë 10 gusht për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur gruan e tij, N. Zh.57 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe. /albeu.com/