Policia Britanike e ndjek me helikopter, shqiptari ia “mbath” nëpër ara

Esmerald Xhafa, 27 vjeç, me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Xhafa la automjetin në rrugë dhe ecin në këmbë në një fushë në anë të autostradës. Policia e ndoqi për disa orë me helikopter.

Në automjetin e tij tip BMW policia gjeti dy kuti kartoni me shumë se 15 kg kanabis dhe 273 £ si dhe një listë emrash të shkruar me shkrim dore.

Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.

Ai fillimisht mohoi akuzat e policisë por më pas gjykata e dënoi për të dyja akuzat, atë të kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike.

Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij.

“Dhe, për këtë arsye, u gjend në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë me një bandë të organizuar-kriminale,” shtoi z. Moran.


Shtuar 20.07.2021 19:29