Gjatë protestës përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit aktivizuan njëkohësisht blicat e telefonave, ndërsa brohoritën “SPAK you”. Mesazhi i tyre ishte: “Ndizni blicat të na numërojë Taulant Balla sa jemi në shesh”.
Aktivisti Edison Lika u kërkoi qytetarëve të 15 bashkive, të cilat pritet të shkrihen sipas propozimit të mazhorancës, që t’i bashkohen lëvizjes. Ai njoftoi gjithashtu se nesër në Shkodër do të zhvillohet një protestë kundër ngritjes së konsullatës serbe në këtë qytet.
Të lidhura
None found
“Kemi dalë në shesh për 15 bashkitë e vogla, të cilave kërkohet t’u vihet dryni. Aktualisht kemi një të zgjedhur për 40 mijë banorë, ndërsa raporti do të bëhet 1 për 50 mijë banorë. Turp. Deri më sot ata nuk kanë marrë zgjidhje, imagjinojeni tani”, deklaroi Lika.
Duke renditur bashkitë që pritet të mbyllen, ai bëri thirrje që lëvizjes t’i bashkohen banorët e Fushë-Arrëzit, Klosit, Rrogozhinës, Dimalit, Poliçanit, Patosit, Selenicës, Memaliajt, Cërrikut, Belshit, Prrenjasit, Maliqit dhe Devollit, me kërkesën për dorëheqje.
“Fundi i regjimit dhe i Edi Ramës do të nisë nga ky shesh. Nuk do ta lëmë pa përmendur as protestën që do të mbahet nesër në Shkodër kundër konsullatës serbe”, tha Edison Lika.
