Ndihma e BE për zjarret, Meta: Mirënjohje, përherë na gjenden pranë në momente kritike

Pas ndihmës së Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian, për shuarjen e zjarreve në vend, ka reaguar Meta përmes një postimi në Facebook. Meta shpreh mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike.

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 13:38