Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, babai i aktivistit Genc Sejko

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko. Ai lindi në në Gjirokastër në 18 korrik të vitit 1946, dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë. Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko, dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.

Për ndarjen nga jeta të Sejkos ka reaguar dhe PDIU së bashku me shoqatën patriotike “Çamëria”.

“Humbëm një patriot të madh, Hektor Sejko nuk reshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në ngushëllimin e PDIU-së.

Sejko pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërkohë që familja ka shpërndarë edhe mesazhin e lamtumirës.

“I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot ndërroi jetë babai ynë Hektor Sejko. E lus Zotin e gjithësisë që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të xhenetit.

Pritja dhe përcjellja për në varreza do bëhet tek restorant “Internacional” pas ish “Lidhja e shkrimtarëve”

Namazi i xhenazes do të falet në xhaminë Dine Hoxha pas namazit të drekës dhe varrimi do kryhet në varrezat “Sharrë” ne oren 13:30. Lamtumirë babë! Zoti të pastë në kujdesin e tij”, shkruan i biri Genc Sejko në postimin e tij.


Shtuar 10.04.2021 11:59