Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare

Ditën e sotme është ndarë nga jeta gazetarja e njohur shqiptare, Vera Isaku. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Vera Isaku lindi në Bilisht në mars të 1955, ku kaloi vitet e fëmijërisë dhe të rinisë së hershme. Ka qenë gazetare dhe shkrimtare e njohur si dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në vend.

Pasi kreu studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës, së bashku me bashkëshortin, Agim Isakun, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë të suksesshme me 30 punime në 2015.

Librat

2000 – “Bald Fates” – “Fate Tullace”

2002 – “Fate hang in Biarritz” – “Në Biarritz rri fati”

2004 – “Qëllime të mira” – “Qëllime të mira”

  1. – Shqipëtarët nuk e njohin grinë: publicistike Tiranë: Botimet “Isaku”

2008 – “Zonjat ruse në Shqipëri” – “Ruset ne Shqipëri”


Shtuar 22.07.2021 21:43