Ndarja nga jeta e mjekut nga Saranda, Manastirliu: Le pas dhimbje, u prehsh në paqe

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku i njohur në Sarandë Ilir Gazeli, ndërsa po u shërbente pacientëve në Dhivër. Ai vdiq pasi pësoi një atak kardiak.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për doktorun që një jetë i ka shërbyer qytetarëve.

“Një jetë në shërbim të komunitetit, dr. Ilir Gazeli, mjeku i përkushtuar i qendrës shëndetësore Dhivër në Sarandë u nda papritur nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për familjen por edhe për banorët e kësaj zone, të cilëve u shërbeu deri në momentet e fundit.

U prehsh në paqe”, shkruan Manastirliu./albeu.com