Ndahet nga jeta eksponenti i lartë i LSI, Meta: Një njeri i jashtëzakonshëm (FOTO LAJM)

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dhënë lajmin e vdekjes së Shyqyri Buzos, eksponentit të LSI në Pogradec.

Meta shprehet se Buzo ishte një njeri i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, dhe do të kujtohet gjithmonë me dashur dhe mirënjohje.

“Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshme ishte gjithmonë simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit me patriotizmin, fisnikërinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje!”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.


Shtuar 12.04.2021 14:18

Tags: , ,