Basha e cilëson Ramën kopjac: Pa programin tim e tha do rris pagën minimale 300 euro

Partia Demokratike premton se me të ardhur në pushtet do të rrisë pagën minimale në 360 mijë lekë të vjetra.

Në një takim me gratë e njësisë së Dajtit, Basha u tregoi planet  që PD ka që çojnë në rritjen e pagës duke e akuzuar Ramën si kopjac.

“Në planin tonë ekonomik, pagën minimale kemi 300 euro, pra 360 mijë lekë të vjetra. Por nuk mund të realizohet siç e bën ky. Ky e ka parë programin tonë dhe pas 8 vitesh që nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si kopjac i keq thotë do të rris pagat. Por rritja e pagave nuk bëhet vetëm me një firmë të kryeministrit por kërkon një sërë masash.

Mënyra si I përqasemi ne kësaj tregon ndryshimin më të madh që kemi. Ne vijmë me një plan që sjell rritjen ekonomike që sjell dhe rritjen e pagës.”

Basha u kërkoi grave në takim të votojnë numrin 9 për ndryshimin e Shqipërisë.


Shtuar 12.04.2021 14:23

Tags: ,