Napoli mban gjallë shpresat për Champions, “shuplakë” Lazios (VIDEO)

Napoli ka shkatërruar 5:2 Lazion.

Skuadra e Gattusos e filloi furishëm ndeshjen, ku në minutën e 7’ realizoi  Insigne.

I shpejtë ishte edhe goli i dytë i napolitanëve, ku në minutën e 12’ shënoi Mateo Politano.

Pjesën e dytë ishte përsëri skuadra e Napolit që vazhdoi me gola, ku në minutën e 53’ Insigne shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin.

Golat vazhduan, ku sulmuesi Dries Mertens thelloi rezultatin në 4:0, përmes golit të tij në minutën e 65’.

Pas golit të katërt të Napolit, skuadra e Lazios filloi të këndellej, ku brenda katër minutave shënoi dy gola të shpejtë, respektivisht në minutën e 70’ përmes sulmuesit Immobile, dhe në minutën e 74’ përmes mesfushorit Milinkovic-Savic.

Por 10’ minuta para përfundimit të ndeshjes, ishte sulmuesi Victor Osimhen që shënoi për Napolin, për ta vulosur rezultatin e thellë, 5:2.

Me këto tre pikë  Napoli mban vendin e pestë në tabelë me 63 pikë, dy më pak se Juventusi që gjenden në vendin e katërt.

Shtuar 22.04.2021 11:04