Na surprizoi, Mateusi ndan detajet e romancës së tij: ‘Violina e lumturisë’

Mateus Frroku këtë të mërkurë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku bisedoi për këngën e tij më të fundit ndërsa na surprizoi edhe për disa detaje nga jeta në cift teksa shpesh preferon të mos flas për të. Ermali e pyet në lidhje me dedikimin e tranformimit të shtëpisë së re dhe gjithë proçesin në të cilin ai ishte prezent.

Për këtë Mateusi tha: “Sigurisht që kisha shtëpinë time dhe kam shptënë time, në hapësirë të bollshme. Por në karantinë kur qëndruam të gjithë unë kuptova që nuk kisha shtëpinë time, në kuptimin që të kisha mundësinë të ftoja miqtë e mi… dhe në momentin e parë që mu dha mundësi në tetorin që kaloi i futa një vare të madhe, punova për të i shoqëruar… Jam marrë me çdo gjë, muret, punëtorët, punoja vetë aty, cohesha që në mëngjes herët dhe ikja në darkë vonë. Cdo gjë ishte lumturi e madhe në fund kur pata mundësinë të thërras njerëzit e zemrës.”.

Ai shtoi më tej se tanimë është duke e shijuar qëndrimin me partneren e tij, familjarët e miqtë me të cilët hera herës edhe këndojnë, duke i shkaktuar ndonjë zhurmë edhe komshinjve.

“Kam një piano në sallon, bëjmë muzikë, këndojmë… ndjesë komshinjve të mij dhe shumë faleminderit që akoma nuk më keni thënë gjë. Shtëpia ka kujtime të jashtëzakonshme”.

Por Ermali nuk mjaftohet me këtë përgjigje të këngëtari, duke e ngacmuar për partneren e tij, e cila i ka qëndruar në krah gjatë gjithë kohës së rregullimit të shtëpisë.  A do të kemi një dasmë së shpejti?

“Një ditë do martohem dhe unë. Shtëpia nuk ishte një arsye për dasëm. Sigurisht që do kemi dasëm por jo këtë vit. Unë nuk e imagjinoj dot veten time të kurorëzuar pa dasëm”, tha ai.

Si kurrë më parë tregon për partneren e tij: “‘Sad violin’, këtë këngë ja nisa si mesazhin e parë. Një melodi që e ndava me të, ajo luan violinë. Po kaloj një periudhë shumë të bukur me të. Kam suport të madh nga ajo, më kupton për punën që bëj ashtu si edhe unë atë. Secili ka hapësirën e tij për të ecur në karrierën e tij”.


Shtuar 16.03.2022 18:20