“Na i jepni ose na i shisni”, Zelensky i kërkon NATO-s tanke

Në fjalimin e sotëm në samitin të NATO-s, Zelensky i ka kërkuar aleancës ndihmë të metejshme ushtarake, sipas la repubblica

“Ju keni të paktën 20,000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjithë tankeve që ju keni. Na i jepni ose na i shisni. Por ne ende nuk kemi marrë një përgjigje për kerkesën tonë”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për mjete ushtarake për shpëtuar qytetet, në të cilat Rusia po mban peng qindra mijëra njerëz.