Mungoi 4 muaj në Kuvend, Berisha zbulon arsyen e rikthimit: Aty nuk rrihet as 4 minuta

Ish-kryeministri Berisha pas mungesës prej 4 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë, ka zbuluar edhe arsyet e rikthimit, pas pyetjes së gazetarëve.

Berisha ka treguar se u rikthye në Kuvend vetëm për respekt të popullit dhe se “Foltorja” sipas tij ishte shumë më frutdhënëse.

Sipas Berishës, “Foltorja ishte ngjarja më e madhërishme e këtyre 30 vitreve.

“Kam munguar 4 muaj se isha në bisedë me demokratët. Në një farë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Rikthehem në respekt të popullit. 4 muaj mungesë se për ata nuk meritojnë 4 minuta në sallë.” tha Berisha./albeu.com/

Shtuar 27.01.2022 11:49