Moti për ditën e Shtunë, ja zonat ku priten reshje (FOTO LAJM)

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Shtunë, moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu pritet në pjesën më të madhe të vendit.

Intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kenë në veriperëndim e qendër të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Po ashtu, priten reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.Mund të jetë një imazh i harta, qiell dhe teksti

Gjatë ditës, reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpashershme me intensitet mesatar.

Në lartësinë mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1400 metra në juglindje, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqëruar me një dallgëzim të forcës 4-5 ballë.


Shtuar 26.11.2021 23:35

Tags: ,