Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ju ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në rrugë, për shgkak të lagështirave dhe ngricave.
Përmes një postimi në Facebook, Balla thekson se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Ai shtoi se shoferët duhet të qarkullojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Reagimi i plotë:
Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.