Drita e rikthen në skuadër mbrojtësin qendror Hajdin Salihu

Drita, kampione e Kosovës, e ka bërë zyrtar rikthimin e qendërmbrojtësit Hajdin Salihu, duke shtuar forcë në prapavijë për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Pas eksperiencës jashtë vendit, 24-vjeçari kthehet në Gjilan me synimin që të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave në garat vendore dhe ato ndërkombëtare.

Salihu kishte luajtur për Dritën në edicionin 2023/24, ndërsa në verën e vitit 2024 u transferua te ekipi ukrainas LNZ Cherkasy për 250 mijë euro.

Edicionin e kaluar ai e zhvilloi në huazim te Polonia e Varshavës, ndërsa pas mbylljes së qëndrimit te klubi polak vendosi të rikthehet në futbollin e Kosovës dhe sërish te Drita.

Rikthimi i mbrojtësit është konfirmuar nga klubi gjilanas përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetet sociale.

“FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin tonë të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare. Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Gjatë karrierës së tij, Salihu ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Laçin dhe Llapin, duke krijuar përvojë si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.


betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMatbetHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetkavbetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş