Gjykata serbe i cakton Osman Selmanit 30 ditë paraburgim pas arrestimit në Mutivodë

Gjykata e Lartë në Serbi ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin e Kosovës, Osman Selmani, i cili u arrestua më 1 korrik nga policia serbe teksa po kthehej në vendlindje.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Selmani u ndalua në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë, nën dyshime për krime lufte.

Më herët, ai ishte dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po mbahet nga autoritetet serbe në lidhje me këto dyshime.

Në njoftimin e saj, MPB-ja e Serbisë ka deklaruar: “Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”.

Megjithatë, në njoftimin e MPB-së serbe nuk është saktësuar nëse i dyshuari ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjarët e Osman Selmanit i kanë mohuar akuzat e Prokurorisë së Serbisë, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të pabazuara.

Në reagimin e familjes thuhet: “Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”.

Po ashtu, familja kishte njoftuar më herët: “Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë,

Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë.

Vitet e fundit, Serbia ka arrestuar në mënyrë të vazhdueshme shtetas të Kosovës, duke pretenduar përfshirjen e tyre në krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-’99.



Shtuar 3.07.2026 17:43

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş