NASA vë në lëvizje misionin për të ngritur Swift në një orbitë më të sigurt

Një operacion i pazakontë është vënë në zbatim nga NASA për të shpëtuar observatorin hapësinor Swift, i cili përballet me rrezikun e daljes nga orbita dhe rikthimit në atmosferën e Tokës.

Të lidhura

None found

Për herë të parë, një mjet robotik do të tentojë të kapë në hapësirë një teleskop dhe ta çojë atë më lart, në një orbitë më të qëndrueshme.

Këtë mision do ta kryejë anija kozmike LINK, e ndërtuar nga kompania Katalyst Space Technologies. Me tre krahë robotikë, kamera dhe sisteme navigimi në bord, LINK synon t’i afrohet Swift-it, ta fiksojë dhe më pas ta zhvendosë gradualisht nga rreth 360 kilometra lartësi në afro 600 kilometra, niveli ku funksiononte në fillim.

Sipas shkencëtarëve, bëhet fjalë për një ndërhyrje me shkallë të lartë rreziku, sepse një procedurë e tillë nuk është realizuar ndonjëherë më parë. Studiuesi i Universitetit të Hapur, Dr. Simeon Barber, e përshkruan Swift si një observator të veçantë, që u jep astronomëve mundësinë të hetojnë shpërthimet e rrezeve gama dhe dukuri të tjera me energji tejet të lartë, të pavëzhgueshme nga instrumente të tjera.

Swift u hodh në hapësirë në vitin 2004 për të analizuar shpërthimet më të fuqishme në Univers, të lidhura me fundin e yjeve gjigantë ose me përplasjen e objekteve kozmike shumë të dendura. Përgjatë dy dekadave të fundit, ai ka sjellë ndihmesë të rëndësishme për astronominë, duke identifikuar ngjarje që zgjasin vetëm pak sekonda, por që çlirojnë një sasi energjie sa ajo që Dielli prodhon gjatë gjithë jetës së tij.

Ulja graduale e orbitës së Swift lidhet me shtimin e aktivitetit diellor, i cili ka zgjeruar atmosferën e Tokës dhe ka rritur rezistencën ndaj lëvizjes së teleskopit. Për këtë arsye, orbita e tij ka rënë nga 600 në rreth 360 kilometra, sidomos gjatë dy viteve të fundit. Ekspertët paralajmërojnë se, nëse zbret nën 300 kilometra, nuk do të ketë më mundësi për ta shpëtuar.

Në javët që vijnë, LINK do të provojë të gjitha sistemet e saj para se të afrohet te Swift. Kur të mbërrijë pranë teleskopit, roboti do ta fotografojë nga disa kënde për të përcaktuar vendin më të sigurt për kapje, pasi observatori nuk ishte projektuar për ndërhyrje të tilla.


Shtuar 3.07.2026 17:25

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş