Shqipëria mbi pragun e NATO-s, SHBA vlerëson rolin e saj në mbrojtjen e aleancës

Teksa marrëdhëniet transatlantike po futen në një etapë të re rishikimi strategjik dhe Uashingtoni po kërkon nga aleatët më shumë përgjegjësi për peshën e sigurisë kolektive, Shqipëria del mes vendeve që jo vetëm i përmbushin, por edhe i kalojnë standardet e vendosura nga NATO.

Sinjali politik që vjen nga Shtetet e Bashkuara është i drejtpërdrejtë: në kuadrin e ri të sigurisë, ajo që do të peshojë në marrëdhëniet me aleatët është kontributi konkret.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste të ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, për Fox News, u publikua një tabelë që pasqyronte shpenzimet ushtarake të vendeve të aleancës për periudhën 2014–2025.

Në këtë përmbledhje, Shqipëria paraqitet me 570.3 milionë dollarë të dedikuara për mbrojtjen, duke u pozicionuar mes shteteve që marrin pjesë në barrën e përbashkët të sigurisë.

Në të njëjtën intervistë, Whitaker theksoi peshën që ka angazhimi i aleatëve në planin operacional dhe strategjik.

“Mendoj se shumica e aleatëve tanë, në fakt të gjithë aleatët tanë në NATO, po na japin bazat, aksesin dhe mbështetjen ajrore që na nevojitet”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë vjen ndërsa administrata amerikane po kryen një rishikim të gjerë të pranisë së saj ushtarake në Evropë, duke analizuar jo vetëm vendosjen e trupave dhe bazave, por edhe shkallën e bashkëpunimit me vendet aleate.

Për NATO-n, megjithatë, elementi kryesor nuk lidhet vetëm me shumën absolute të buxheteve, por me raportin e tyre ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pragu minimal i aleancës është 2% e PBB-së, objektiv që Shqipëria jo vetëm e përmbush, por edhe e tejkalon.

Sipas Aktit Normativ të Buxhetit 2026, të miratuar së fundmi, shpenzimet totale për mbrojtjen shkojnë në 2.6% të PBB-së, ndërsa shpenzimet bazë të mbrojtjes (“core defence”) arrijnë në 2.2%, mbi kufirin minimal të aleancës.

Ky akt parashikon edhe rritje të mëtejshme të kapaciteteve mbrojtëse, përmes shtimit të 300 efektivëve të rinj ushtarakë dhe një rritjeje me 10.3 miliardë lekë për investime dhe operacione.

Përfshirja e Shqipërisë në tabelën e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan, së bashku me faktin që sipas dokumenteve zyrtare vendi qëndron mbi standardin minimal të NATO-s, e forcon pozitën e saj si një aleat i besueshëm, aktiv dhe me peshë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.


Shtuar 3.07.2026 17:37

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş