Ditën e djeshme, para Kuvendit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u përfshi në një shkëmbim të ashpër verbal me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Elda Grimci, gjatë protestës.
Përplasja ndodhi në momentin kur Gonxhe po largohej nga rruga e “Kalasë së Tiranës”, ku u ndesh me Grimcin. Kjo e fundit iu drejtua duke i thënë: “Pse dilni këtej si hajdut zoti ministër?”.
Të lidhura
None found
Debati mes tyre
Grimci: Pse dilni këtej si hajdut zoti Ministër? Dilni atje përpara ku po ju pret populli.
Gonxhe: Ti çfarë je? Protestuese apo profesioniste e zanatit…
Grimci: Unë jam çfarë jam, po ju çfarë jeni, jeni deputet i popullit, dilni te populli, jeni votuar nga populli.
Gonxhe: Mos guxo!
Grimci: Mos guxo ti! Si lepur ke ikur
Gonxhe: Shko mor injorante
Grimci: Injorant je ti! Lepur
