Moska jep dritë jeshile për zgjatje 60-ditore të marrëveshjes së grurit

Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë filluan sot në Gjenevë bisedimet  për zgjatjen e marrëveshjes së grurit .

“Sapo kemi përfunduar një raund tjetër konsultimesh midis delegacionit ndërministror rus dhe përfaqësuesve të OKB-së ”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Vershinin , duke shtuar se Moska nuk ka asnjë kundërshtim për një zgjatje të re të kësaj marrëveshjeje pasi ajo aktuale të skadojë më 18 mars. por vetëm për 60 ditë.

Të lidhura

None found

Pozicioni i mëtejshëm i vendit do të përcaktohet nga përparimi aktual në normalizimin e eksporteve bujqësore ruse, tha Vershinin, duke shtuar se lehtësimi i sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni, Brukseli dhe Londra për ushqimin dhe plehrat ruse nuk po funksionon.

Kujtojmë se marrëveshja fillestare, e cila u nënshkrua më 22 korrik të vitit të kaluar nga përfaqësues të Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe OKB-së, ka të bëjë me eksportin e drithit, ushqimit dhe plehrave ukrainase përmes Detit të Zi nga tre porte, ndër të cilët edhe të Odesës. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2023 17:45