Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.
Të lidhura
None found
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të arrijnë në vlerën 5 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
