Mjeku ia thotë në sy Bratajt: E pafalshme, studentët e mjekësisë 2 vite pa praktikë!

“Nuk e bën dot dallimin. Do kthesh studentët në spital? Po ne mbyllëm QSUT. Do i çojmë në COVID të infektohen?”

Debat mes mjekëve për masat e pandemisë së koronavirusit. Shefi i Urgjencës, Skëndër Brataj është përplasur me mjekun Gent Stroni për mësimin online, duke e cilësuar si një vendim të gabuar. Në emisionin “Open”, Brataj tha se rikthimi në auditore nuk ishte i sigurtë.

PJESË NGA DEBATI NË EMISION:

Gent Stroni: Jo se nuk e kanë shfrytëzuar orët e natës, duhet ta përmendim. Disa vende kanë pasur grumbullime edhe pse ka qenë e ndaluar. Pjesa e natës sërish do të ketë të rinjtë. Ata sot shkojnë në shkolla. Ajo që për mua ka qenë e pafalshme është fakti që nuk sollëm studentët në auditore. Veçanërisht ata të Mjekësisë. Është vendimi i komitetit se mund të ishin ndihmë.

Skënder Brataj: Nuk ishte nevoja se u përballua pa shkuar në kolaps.

Gent Stroni: Një student i historisë e bën online, por një mjek po një infermer e ka 2 vite pa praktikë. Është e pafalshme.

Skënder Brataj: Po u provua nga SHBA. Nuk e bën dot dallimin. Do kthesh studentët në spital? Po ne mbyllëm QSUT. Do i çojmë në COVID të infektohen? Nuk japim dot mësim atje. Ç’do bëjë studenti i vitit të parë dhe të dytë? Është akoma te shkenca e natyrës.

Shtuar 26.05.2021 09:05