Kaos në Madrid, stadiumi “Santiago Bernabeu” përfshihet nga flakët (VIDEO)

Stadiumi mitik “Santiago Bernabeu” i Real Madridit është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas medieve spanjolle, një pjesë e materialit izolues mori flakë, duke çuar në daljen e tymit nga maja e stadiumit dhe zonës përreth.

Punëtorët që po punojnë në projektin për rindërtimin e stadiumit të Realit nuk kanë pësuar lëndime dhe janë larguar menjëherë nga vendi.

Shkaqet e zjarrit, i cili ndodhi brenda ambienteve, mbeten të panjohura për momentin. /albeu.com/


Shtuar 26.05.2021 22:06