Mjeku humbi betejën me COVID-19, kolegët bëjnë gjestin prekës në hyrje të QSUT-së (FOTO LAJM)

Në kujtim të mjekut endokrinolog Geron Husi, i cili humbi jetën për shkak të covid-19 miq dhe kolegë kanë bërë një gjest prekës.

Në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT është vendosur një pemë ulliri, me një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Ndërkohë babai i mjekut iu drejtua me një apel të drejtpërdrejtë qeverisë ku kërkoi që mjekët të mos lëvdohen vetëm me fjalë të mira pas vdekjes, por të shpallen dëshmorë të atdheut, pasi humbën jetën në luftë nga armiku i padukshëm.

“Një falënderim të vecantë për kolegët miqtë e Gerit nuk lanë fjalë të mirë pa thënë për të e na e kanë lehtësuar plagën e madhe ose gropën e madhe që është hapur.

Meqë i është vënë emri luftë të gjithë ata mjekë duhet të vlerësohen si dëshmorë të këtij kombi se ju u ndeshët me një armik të padukshëm nuk e di sa shteti do dijë ti vlerësojë ata që ikën por dhe ju“, tha babai.

Kujtojmë se Dr. Geron Husi humbi betejën me koronavirusin në datën 13 mars 2021, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar për kurim me shpenzimet e familjes.

Shtuar 24.04.2021 09:04