Meta kërcënoi me “cfurqe” , shqiptarët i shkruajnë Kim: Mos u mërzit, ka nostalgji për mullarin! (FOTO LAJM)

Për herë të parë ambasadorja amerikane Yuri Kim shpërtheu ndaj Presidentit Ilir Meta duke e konsideruar atë një person që po kërcënon shqiptarët po nxit dhunë dhe që do të dënohet.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!”

Kjo deklaratë e fortë nga Kim u komentua sërish edhe nga Presidenti Meta i cili më herët kishte deklaruar që shqiptarët duhet të marrin cfurqet ditën e zgjedhjeve në rast blerjesh votash.

“Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur”

Pas këtij debati në distancë, shqiptarët kanë komentuar tek posti i ambasadores amerikane, duke deklaruar se “Meta ka nostalgji për cfurqet dhe mullarin e barit” duke e kthyer situatën e tensionuar në humor. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2021 09:37