Mitsotakis mbërrin në Izrael, do të takohet me kryeministrin Netanyahu në Jeruzalem

Kryeministri i Greqisë, Kuriakos Motsotakis ka mbërritur në Izrael ditën e sotme.

Udhëtimi në Izrael ishte planifikuar të bëhej javën e parë, por u anulua për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Mitsotakis do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jeruzalem.

Njoftimi:

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Izrael, ku pas pak kohësh do të ketë një takim në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri do të kthehet në Athinë pasdite./Albeu.com 


Shtuar 23.10.2023 10:54