Ministrja Mirela Kumbaro u drejtohet prindërve mes protestave: Fëmijët të mos përfshihen në situata të dhunshme

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar prindërve, ndërsa protestat dhe tensionet janë shtrirë në disa qytete të vendit.

Ajo bëri të ditur se mësuesit po vijojnë detyrën dhe se procesi mësimor po zhvillohet normalisht në shkolla.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën kohë, Kumbaro u kërkoi prindërve të kujdesen që fëmijët të mos përfshihen në episode të dhunshme.

“Të dashur prindër, arsimtarët janë në krye të detyrës, shkollat vijojnë mësimin. Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta e të dhunshme, duke i vënë vetë fëmijët në rrezik”, shkruan ministrja.


Shtuar më 15.10.2026 12:42