Ministri Latifi tregon se mjekët e infektuar me Omicron do të kthehen në ditën e pestë në punë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë ka treguar se në të dhënat e ditës së djeshme, janë evidentuar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Andaj, ai ka treguar se kanë marrë vendim që të shkurtojnë afatin e kthimit në punë për punëtorët shëndetësorë, të cilët sipas tij, do të kthehen në punë në ditën e pestë pas infektimit me virus nëse nuk kanë simptoma.

“Sipas të dhënave të djeshme ne kemi pasur mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar. Por në bazë të evidencave shkencore me Omicron dhe praktikave të menagjimit që filloj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e kemi shkurtuar afatin e kthimit në punë me 5 ditë nëse janë pa simptoma klinike”, ka deklaruar ai.

Latifi ka folur edhe për masat kufizuese Anti-COVID.

Ai ka thënë se ashpërsimi i masave vie pas balancimit të: Situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, rasteve të vdekjes dhe numrit të punëtorëve shëndetësorë të infektuar me COVID-10.

“Të gjitha vendimet që i merrim, ashtu sic edhe u diskutua më parë, për cfarëdo masa mbrojtëse dhe parandaluese janë rezultat i diskutimeve të gjata të shpeshta me profesionistët shëndetësorë dhe në bazë shkencore nga Instituti Epidemiologjik i Shëndetësisë Publike, Komitetin për Vlerësim dhe Parandalimin e Pandemisë, dhe grupin këshillëdhnës në Ministrinë e Shëndetësisë me të cilët përfaqësohen të gjithë hisedarët e mundshëm të digastereve të ndryshme të shtetet tona”, ka deklaruar ai.

Latifi ka thënë se Kosova është e dyta pas Sllovenisë në lidhje me numrin më të madh të testeve Anti-COVID që po kryhen./Ekspress/

Shtuar 27.01.2022 13:41