Meta: Si na shpëtoi Banka e Shqipërisë nga krye-hakeruesi Edi Rama

Ish-Presidenti Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dashur që të fusë në e-Albania edhe shërbimet bankare në vend, në një kohë hakerimesh.

Sipas Metës, ka qenë Banka e Shqipërisë që e ka ndaluar një gjë të tillë, duke shpëtuar të dhënat e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Komentet Meta i bëri gjatë një konference që po mban për mediat.

“Rama në 6 maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-albania. Gjë që u refuzua prerë nga banka e Shqipërisë e banka të tjera. Kjo kërkesë e çuditshme vinte në një kohë hakerimesh. Ekspertët theksojnë që hakerat kanë depërtuar në të dhënat e shqiptarëve që në maj 2021, dhe janë kryer veprime të tjera hakërruese, tetor 2021, janar 202. Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht. Transparencë me planin e masave dhe garantimin e sigurisë së sistmeve. Prokuroria të bëjë urgjent një hetim të thelluar e serioz, për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë e institucioneve të tjera…”/albeu.com/