Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ndryshimi në Shqipëri është shumë afër.
Komentet Meta i bëri teksa vijon bashkëbisedimet me të rinjtë në kampin e tyre në Jalë.
Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Meta shkruan se sa më shumë i dëgjon të rinjtë, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës.
“Sa më shumë i dëgjon këta të rinj të zgjuar dhe të vendosur, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës”, shkruan Meta./albeu.com/